Prapaskenat e përplasjes mes Bes Kallakut dhe Xhensila Myrtezajt në 1 vjetorin e Amen, në konfliktin mes ish-çifti u përfshi edhe familja! Ja vendimi që mori aktori

0
265

Djali i Xhensilës dhe Besit ka festuar këtë javë 1-vjetorin e tij. Amen, festoi në një festë gjigande që këngëtarja kishte përgatitur për të voglin e saj. Pasi i dedikoi një këngë, artistja publikoi në rrjetet sociale edhe pamjet nga festa, që duhet thënë ishte madhështore.

xhesila myrtezaj amen ajka bes kallaku1

Nuk kishte sesi mos të binin në sy VIP-at e shumë që artistja kishte ftuar. Nga kolegë këngëtarë, aktorë, moderator e shumë emra të njohur të showbizzit, ishin prezent në festën e Amen. Në rrjetet sociale, Xhensila publikoi edhe momentin kur fryu qirinjtë. Si një nënë tashmë single, këngëtarja mbante në krah të dy fëmijët e saj, duke nxjerrë përfundimisht nga jeta e saj, Bes Kallakun.

xhesila myrtezaj amen ajka

E, në fakt, mungesa e aktorit të humorit në këtë festë ishte kryefjala e mediave. Besi zgjodhi që për ditëlindjen e të birit të bënte vetëm një urim të ndjerë në rrjetet sociale. Sakaq, ai nuk ishte i ftuar në festë, madje asnjë nga familjarët e tij nuk ishin prezent.

xhesila myrtezaj amen3

Kujtojmë që kur Ajka, vajza e çiftit kishte ditëlindjen, Xhensila ftoi ish-vjehrrën e saj. Por një gjë të tillë nuk e ka bërë në festën e Amenit. Shkak për këtë është bërë pikërisht përplasjet që çifti ka pasur edhe gjatë procesit të divorcit.

xhesila myrtezaj amen6

Teksa Besi ka zgjedhur të heshtë në lidhje me këtë ngjarje, Xhensila ka folur për herë të parë, duke zbuluar kështu anën e saj të historisë. Rrëfimi është bërë për Arbana Osmani, teksa në promo dëgjohet vetëm këngëtarja që shprehet mes lotëve “Përpara asaj që më panë sytë në atë martesë”. Por duket se përplasja e ish-çiftit të dashur për publikun tashmë vijon në dyert e Gjykatës.

bes kallaku gjykate xhensila myrtezaj1

Pas një periudhe të vështirë dhe pas ndarjes nga Bes Kallaku, këngëtarja Xhensila Myrtezaj ka ndarë këngën e saj të re “Thuaju”, e cila vjen si një rrëfim i sinqertë për sfidat dhe sakrificat që shumë gra përjetojnë në heshtje. Në videomesazhin e saj emocional të postuar në rrjetet sociale, Xhensila flet për dhimbjen dhe fuqinë e një gruaje që ka duruar padrejtësi për hir të fëmijëve dhe për të ruajtur balancat. Ajo pranon se çdo ditë përballet me kritika, por edhe me mbështetje të madhe nga ndjekësit e saj.

xhensila myrtezaj amen bes kallaku

“Ky album është për të gjitha gratë, vajza, mbi të gjitha nënat, të cilat për hir të fëmijëve kanë duruar, kanë sakrifikuar, kanë mohuar veten, kanë qeshur ndërkohë që brenda shpirti ka qarë. Për hir të fëmijëve kanë heshtur për të mos e thënë të vërtetën e tyre kurrë”, shprehet Xhensila.

Xhensila 2

Aktori Bes Kallaku, ka folur për herë të parë lidhur me tekstet e këngëve të tij, të cilat shpesh herë, që prej ndarjes nga Xhensila Myrtezaj, është aluduar se i dedikohen asaj. Në një intervistë të shkurtër, Besi nuk e mohoi që tekstet që janë shkruar nga vetë ai, janë një frymëzim personal, edhe pse nuk e quan veten këngëtar. Sakaq, më i prekur është shfaqur Besi, i cili edhe përtej këngëve, është shprehur nëpër miq se ndarja ka ardhur me kërkesë të Xhensilës, pasi ai vetë nuk do të donte ta prishte familjen.

Besi-Xhensila

Xhensila Myrtezaj iu drejtua Gjykatës me padi për divorc, pas konflikteve me ish-partnerin e saj për pasurinë. Fillimisht dyshja tentuan t’i jepnin fund martesës me marrëveshje, por pas kërkesës së aktorit që këngëtarja të hiqte dorë nga pasuria u janë drejtuar dyerve të gjykatave. Padia e parë e këngëtares për zgjidhjen e martesës u kthye mbrapsht nga Gjykata për shkak se nuk e kishte firmosur, por kishte autorizuar avokaten.