BallinaSportRREGULLORJA E UEFA-s/ Kosova braktis ndeshjen pas fyerjeve raciste të rumunëve, ja...

RREGULLORJA E UEFA-s/ Kosova braktis ndeshjen pas fyerjeve raciste të rumunëve, ja çfarë pritet të ndodhë me “Dardanët”

spot_img
spot_img

Ndeshja mes Rumanisë dhe Kosovës është ndërprerë zyrtarisht për shkak të thirrjeve raciste nga tifozët rumunë. 

Po luhej minuta e 90-të e takimit kur kapiteni Amir Rrahmani udhëzon pjesën tjetër të skuadrës që ta braktisë menjëherë fushën dhe të marrin rrugë në drejtim të dhomave të zhveshjes, duke mos pranuar të dalin më në fushë, pas situatës aspak normale. 

Duke marrë parasysh se është përsëritur sërish situata e disa kohë më parë, pasi për tifozët rumunë kjo nuk është hera e parë që ofendojnë lojtarët dardanë në këtë mënyrë, ata vendosën kësaj radhë ta lënë fushën. 

uefa-1

Por, çfarë thonë rregullat e UEFA-s kur kemi të bëjmë me raste të tilla? 

Neni 29 i UEFA-s – refuzimi për të luajtur dhe raste të ngjashme i shpjegon të gjitha. 

Nëse një klub refuzon të luajë ose është përgjegjës për një ndeshje (përfshirë çdo gjuajtje penallti) që nuk zhvillohet ose nuk luhet plotësisht, Organi i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës së UEFA-s e shpall ndeshjen të humbur nga klubi/kombëtarja në fjalë. 

Për më tepër, nëse rrethanat e rastit e justifikojnë këtë, Organi i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës së UEFA-s mund të vendosë çdo masë disiplinore të mëtejshme që konsiderohet e përshtatshme për klubin/kombëtaren në fjalë, duke përfshirë përjashtimin nga gara. 

Neni 29.02 

Organi i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës i UEFA-s mund të vërtetojë rezultatin ashtu siç ishte në momentin kur ndeshja u pezullua nëse rezultati i ndeshjes ishte në dëm të klubit/kombëtares përgjegjës/e për pezullimin e ndeshjes. 

Neni 29.05 

Pas marrjes së një kërkese të arsyetuar dhe të mirë-dokumentuar nga klubi/kombëtarja e dëmtuar, administrata e UEFA-s mund të caktojë një shumë të kompensimit për humbjen financiare. 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular