BallinaSportVIDEO/Me flamurin e Dardanisë dhe duke i kënduar Adem Jasharit, kjo ishte...

VIDEO/Me flamurin e Dardanisë dhe duke i kënduar Adem Jasharit, kjo ishte festa e Kosovës pas fitores 4-3 me Spanjën

spot_img
spot_img

Kosova i ka dhënë dy kënaqësi të mëdha të gjithë tifozëve shqiptarë. E para në mbrëmjen e djeshme, në momentin kur treguan dinjitet të madh dhe lanë fushën e ndeshjes kur nisën koret kundër shqiptarëve. Dhe e dyta, sot me grupmoshat, U-19.

është e vërtetë që një fitore e arritur me grupmoshat nuk tërheq aq sa Kombëtarja A apo U-21, por këtë herë ishte një histori e pazakontë, kundër Spanjës. Nuk ndodh shpesh që të fitosh 4-3 ndaj Spanjës, nuk ndodh shpesh që të shënosh 3 gola në pjesën e parë kundër Spanjës dhe që në fund, të shënosh 4 gola. Te kundërshtari luante nga minuta e parë edhe sulmuesi i njohur i Chelsea, Guiu. Ky i fundit është pjesë e ekipit të parë të Chelsea dhe londinezët e konsiderojnë si një talent të madh.

Por Guiu duhej të dorëzohej para yjeve të Kosovës. Spanja e nisi shumë mirë ndeshjen duke realizuar dy gola për 26 minutat e para, edhe falë asistit të sulmuesit të Chelsea. Kur të gjithë prisnin një shkatërrim të Kosovës, ndodhi e kundërta. Në minutën e 28 Gerbovci shkurtoi diferencat, ndërsa në të 34 ishte Gashi që barazoi rezultatin. Në minutën e 41, Jimenez realizoi autogol, kështu Kosova e mbylli pjesën e parë në avantazhin 2-3. Një ndeshje e cila ishte e fituar për Kosovën që në 45 minutat e para, pasi 3 gola në portën e Spanjës janë shumë.

Por dardanët nuk janë kënaqur vetëm me kaq dhe kanë arritur më tepër. Menjëherë pas nisjes së pjesës së dytë, Janneh ka barazuar rezultatin, në minutën e 47. E kur pritej mbyllja e këtij takimi, Gashijan ka realizuar golin e katërt për Kosovën. Kështu ndeshja përfundoi në shifrat 3-4 në favorin e Kosovës U-19.

Ndërkohë menjëherë pas mbylljes së ndeshjes, lojtarët e Kosovës U-19 kanë festuar në një mënyrë shumë të veçantë. Ata kanë mbajtur flamurin e Dardanisë në duar, që tregon Shqipërinë e madhe siç e quajnë fqinjët tanë ose Shqipërinë natyrale siç është në të vërtetë. Gjithashtu është kënduar kënga për Adem Jasharin, së bashku me të pranishmit në stadium që ishin në një numër të pakët, por duke krijuar një atmosferë të bukur. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular