VIDEO/Ngjarje e turpshme, zyrtari i Rumanisë tenton të sulmojë fizikisht Edon Zhegrovën!

0
148

Kosova braktisti ndeshjen me Rumaninë për shkak të sjelljeve të pahijshme të tifozëve dhe pas përplasjes së kapitenit Rrahmani me futbollistin Denis Alibec.Pasi futbollistët shkuan në dhomat e zhveshjes ata vendosën të mos dilnin në fushën e blertë duke e ndërprerë sfidën. Por një situatë e turpshme ka ndodhur edhe në tunelin e dhomave të zhveshjes.

Një zyrtar i Rumanisë ka tentuar të sulmojë fizikisht sulmuesin Edon Zhegrova, por ky i fundit është mbrojtur nga punonjës të Federatës.

Më pas zyrtari është larguar nga persona të tjerë dhe videoja është bërë virale në rrjet. (VIDEO)