EMRI/ Qeset e kanabisit i kishte fshehur në motorin e makinës, 32-vjeçari arrestohet teksa po transportonte drogë

0
87

Një 32-vjeçar u arrestua nga policia e Korçës në kuadër të operacionit të koduar “Aksi”.

I riu i identifikuar si Skerdiljan Spahi u kap në kushtet e flagrancës me 3 kg kanabis, që i kishte fshehur në motorin e automjetit, ndërsa lënda narkotike ishte e ndarë në 4 qese.

Sipas policisë, 32-vjeçari u vu në pranga në rrugën Bilisht-Korçë dhe lëndën narkotike do ta shiste në qytetin e Korçës.

“Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Korçë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve në kuadër të operacionit të koduar “Aksi”, kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasin S. S., 32 vjeç, banues në fshatin Cangonj.

Ky shtetas u kap në aksin “Bilisht -Korçë”, duke transportuar me automjetin e tij 4 qese me kanabis (3 kilogramë) të cilat i kishte fshehur në pjesën e motorit të automjetit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme”, njoftoi Policia.