Shqipëria dhe Çekia u përballen mbrëmjen e sotme në “Air Albania” në ndeshjen e vlefshme për grupin B1 në Ligën e Kombeve teksa u shënua asnjë gol. Shqipëria nuk shkoi më shumë se barazimi përballë Republikës Çeke në sfidën e parafundit të këtij edicioni të Ligës së Kombeve.
Për sa i përket vlerësimeve të bëra nga faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score”, futbollisti me notën më të lartë rezulton Qazim Laçi, ndërkohë që Ismajli dhe Bajrami plotësojnë “podiumin” për sa i përket notave.