Elidon Çela do të prezantohet ditën e sotme në Vlorë si drejtuesi i ri i policisë në këtë qark.
Mësohet se në Vlorë ka mbërritur edhe ministri i Brendshëm Ervin Hoxha dhe Drejtori i Pergjithshëm i Policisë, Ilir Proda.
Prezantimi i drejtorit të ri para strukturave të policisë Vlorë do të bëhet me dyer të mbullura.
Çela do të marrë vendin e Ermal Muçajt, me këtë të fundit që nuk arriti të marrë pikët e nevojshme, duke u klasifikuar i 24- ti në garë.