BallinaSport“Shqiptarët po prisnin gabimin tonë”, trajneri i Çekisë “qan” pjesën e parë:...

“Shqiptarët po prisnin gabimin tonë”, trajneri i Çekisë “qan” pjesën e parë: Duhej të kishim shfrytëzuar rastet

spot_img
spot_img

rajneri i Çekisë, Ivan Hashek, mendon se ekipi i tij duhej të kishte shfrytëzuar më mirë rastet që iu shfaqen në duelin kundër Shqipërisë.

“Sigurisht mua do të në kishte pëlqyer të merrnim tre pikët. Ne duhet të kishim shfrytëzuar një nga mundësitë e mëdha që na u shfaqën. Nga ana tjetër, nuk lejuam Shqipërinë të kishte mundësi, ne u ruajtëm nga kundërsulmet. Shqiptarët po prinin për gabimin tonë, por ne nuk u dhanë asnjë mundësi.

Pjesa e dytë ishte shumë më balancuar. Shqiptarët shtynë më lart, nuk na lejuan të luanim. Ne kishim vetëm hije e rasteve, pjesa e parë ishte më e mirë.

Ndesh ja ndaj Gjeorgjisë do të jetë sfiduese, por me tifozët në fushën tonë do të na shtyjnë drejt tre pikëve e vendit të parë. Mungesa e Suçek dhe Hori do të jetë një komplikacion por kemi opsione të gatshme për t’i zëvendësuar.

Ne duhet të mësojmë nga humbja në ndeshjen e parë me Gjeorgjinë, ishte ndeshja jonë më e keqe që kur kam qenë pjesë e ekipit. Gjeorgjia na kapi të papërgatitur, kanë lojtarë të rrezikshëm kundërsulmi. Do të jetë një ndeshje e vështirë, por besoj se do të na shtyjnë përpara”, tha ai duke folur për “ČT Sport”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular