“E morëm me makinë se kishte trafik, reagonte”, pas videos qytetarja tregon sesi dërguan në spital 14-vjeçarin pasi u plagos me thikë

0
152

Pas videos së publikuar të Top Channel, ku një dëshmitare tregon se ambulanca nuk ka ardhur menjëherë në vendin e ngjarjes ku u vra me thikë një 14-vjeçar, një komentuese tregon se si ajo ka kontaktuar ambulancën dhe kanë ndihmuar të miturin.

Qytetarja rrëfen se shërbimi i ambulancës është përgjigjur menjëherë thirrjes së saj, por për shkak të trafikut të rënduar, së bashku me një tjetër grua e kanë nisur 14-vjeçarin drejt QSUT.

Ambulancën e kam kontaktuar unë në kohë rekord që ngjarja ndodhi, ambulanca u përgjigj dhe u tregua shumë e gatshme, si pasojë e trafikut nuk mund të prisnim sepse fëmija ishte në gjendje të rëndë, por reagonte, e morëm me makinë, një zonjë me makinë të kuqe, dhe unë po e shoqëroja para duke i hapur rrugën.

Ambulanca ka telefonuar giithë kohës “ku je, ku jeni” si përfundim na ka dalë afër QSUT sepse u drejtuam për te urgjenca aty pasi e kishim më afër. Një ambulancë nga QSUT ka ardhur dhe ka marrë djalin në kryqëzim te Hoxha Tasimit, tek bar Oslo pak më afër spitalit QSUT. Djali ishte i gjallë deri në atë moment, jam drejtuar në spitalin ushtarak pas ambulancës dhe më thanë është në operacion. Aty takova dhe familjarët, por fatkeqësisht Martini nuk ia doli. Ngushëllime familjarëve”, shkruan komentuesja.