“Ishte humoristi i ekipit”/ Flet mes lotësh trajneri i viktimës: Dje ishte në ndeshje, humbje e madhe për të gjithë ne

0
236

Egert Bakalli trajneri i skuadrës ku luante 15-vjeçari që humbi jetën pas një sherri sot, tregon mes dhimbjes se Martin Cami ishte djalë shembullor.

Në një intervistë me gazetarin e Top Channel, Endi Tufa, trajneri shprehet i tronditur nga ngjarja dhe tregon se dje 15-vjeçari kishte marrë pjesë në ndeshje.

“Një humbje e madhe për familjen, për mua si trajner dhe për akademinë. Ka qenë një nga lojtarët…humori i ekipit, dhimbje e madhe për të gjithë ne, sidomos për familjen dhe ne akademikët, Dje i kisha në ndeshje këta çunat, humorista, ça të them, humbje e madhe.

Ne si mësues mundohemi ti edukojmë edhe në sport. Kishim lënë stërvitje sot nga liqeni, kur e mora vesh i mblodha djemtë te liqeni dhe u fola se ishin të traumatizuar. Jemi si ekip, Martini ishte si trajner i dytë për mua, Luisi djalë shumë i mirë. Ky ka marrë 4 plagë, po presim të përmendet, ndërsa Martinin e kanë çuar në morg. Ishin të dy lojtarë shumë të mirë, me sjellje të mira. Nuk e di si ka ndodhur, thonë që janë sharë ditën e premte dhe e kanë lënë të takohen të hënën”-u shpreh mes dhimbjes trajneri.