Joe Biden autorizon Ukrainën të përdorë raketat amerikane me rreze të gjatë veprimi për të goditur Rusinë

0
127

residenti amerikan Joe Biden i ka dhënë ‘dritën jeshile’ Ukrainës që të përdorë raketa me rreze të gjatë veprimi të furnizuara nga SHBA për të goditur Rusinë, sipas raportimeve të mediave amerikane

Armët ka të ngjarë të përdoren fillimisht kundër trupave ruse dhe koreano-veriore në mbrojtje të forcave ukrainase në rajonin Kursk të Rusisë perëndimore, thanë zyrtarët, shkruan BBC.

Ky vendim i presidentit  Biden përbën një ndryshim të  madh në politikën amerikane, raporton New Tork Times.

Lejimi i ukrainasve të përdorin raketat me rreze të gjatë, të njohura si Sistemet Raketore Taktike të Ushtrisë, ose ATACMS, erdhi si përgjigje ndaj vendimit të befasishëm të Rusisë për të sjellë trupat e Koresë së Veriut në luftë, thanë zyrtarët.

raketa

Sakaq mediat në SHBA bëjnë me dije se deri më tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga Shtëpia e Bardhë apo Pentagoni për këtë lëvizje të Joe Biden.