“Mashtruese”/ 26-vjeçari i kërkon llogari Erjola Doçit: More 6 mijë euro dhe se hape më telefonin! Shpërthen moderatorja

0
110

Erjola Doçi është përballur me një skenë të pakëndshme sot në emisionin ku ajo merr pjesë.

Një kamer e fshehtë e organizuar nga kolegët e saj në “Pa Filtra” vuri në siklet moderatoren, e cila shpërtheu me tone të larta në studio.

Një djalë 26-vjeçar u fut në studio dhe i kërkoi llogari moderatores, pasi sipas tij Erjola nuk i hap më telefonin.

Ai tha se ajo kishte firmosur një kontratë për reklama me atë, por pasi Erjola i mori 6 mijë euro parapagim nuk i hapi më telefonin për të vazhduar pjesën që kishin firmosur në kontratë.

Sigurisht që Erjola mohoi akuzat, duke thënë se nuk e njeh djalin.

Në fund kur situata agravoi kolegët i zbuluan Erjolës kamerën e fshehtë.

Pjesë nga biseda

Igli: Unë jam Igli jam 26 vij nga Tirana. Unë kam një biznes dhe besoj se Erjola më njeh shumë mirë.

Erjola: Jo me thënë të drejtën.

Igli: Jo më njeh shumë mirë, se unë me Erjolën kam folur pasi ajo doli nga Big Brother Vip. Unë me Erjolën kam folur në Whatsapp për të reklamuar një biznesin tim.

Erjola: E kur kemi folur? Ça date pak a shumë?

Igli: Ka qenë data 5, 6.

Erjola: Ua ndjesë unë zakonisht jam e sjellshme, i mbaj mend, ndjesë nëse nuk po të njoh.

Igli: Këtu është emisioni pa filtra dhe njerëzit janë pa filtra. Erjola ti e di shumë mirë që kur kemi kontaktuar ke ardhur në sallon kemi folur. Madje kemi bërë një kontratë prej 14 mijë eurosh për 12 muaj. Kam marrë 6 mijë euro parapagim dhe Erjola Doçi nuk e ka hapur më telefonin. Jam i shokuar se si Erjola Doçi jemi takuar dhe kemi pirë kafe.

Erjola Doçi: Unë nuk jam takuar me ty personalisht.

Igli: Ke dalë mashtruese!