Nga Sabah Sheta
Kreu i Demokrateve Euroatlantike Dega Kruje
Strehimi i banorëve të prekur nga tërmeti në Krujë, jo vetëm që po rezulton një premtim i pambajtur, por çfarë është më e rënda, po kthehet në një teatër, për të mos thënë po përdoret si lëmoshë ndaj banorëve.
Unë si qytetar i Krujës së bashku me bashkëqytetarët e mi, dhe si drejtues politik i Demokratëve Euroatlantikë, jemi dëshmitarë të ardhjes dhe shfaqjes nga kryeministri Rama duke e shitur si sukses dhe premtim të mbajtur procesin e rindërtimit në Bashkinë Krujë!
Jo, kjo nuk është e vërtet dhe nuk rezulton kështu. Si kreu i Demokratëve Euroatlantikë dega Krujë denoncoj me forcë mashtrimin Rilindas sa i përket shpërndarjes së banesave tek qytetarëve të prekur. Kjo është absurde! Po bëhet 1 vite që pallatet janë ngritur por qytetarët nuk futen dot në to. Nuk kanë munguar as lavdet e kreut të qeverisë, as prerja e shiritave, por sërish qytetarët nuk po i gëzojnë shtëpitë e tyre!
Kujtojmë që shfaqja e fundit e kryeministri Rama në Krujë ka qenë në fund të muajit maj, Parakalimi me kamera mes qytetit turistik dhe historik i kryerilindasit nuk ka patur asnjë efekt pasi edhe sot që flasim banorët janë ende në rrugë të madhe!
Aq seriozisht e kishin marr vizitën e Ramës në muajin maj, sa në Krujë kishte festë nga rilindasit, veçse për çfarë festohej nuk e dinte askush as atëherë dhe as sot. Sot që flasim kanë kaluar thuajse 6 muaj nga vizita e Ramës në Krujë për Rindërtimin, e cila shërbeu vetëm për show mediatik sepse shtëpitë familjeve të dëmtuara nga tërmeti nuk po iu jepen.
Banorët e prekur nga tërmeti ndonëse në kushte të vështira ekonomike, po jetojnë me qera ku as bonueset nuk iu jepen më. Kjo që po ndodh me qytetarët e dëmtuar nga tërmeti në Krujë, është e turpshme dhe e patolerueshme. Rama dhe rilindësit siç duket kanë ndërmend ta vazhdojnë këtë show mediatik deri në zgjedhje për ta shfrytëzuar për fushatë elektorale.
Duket qartë që kryeministri nuk është aspak i interesuar për hallet e banorëve që nuk po futen në shtëpi, por rezulton që çdo gjë për Ramën dhe të tijët këtu në Krujë është matematikë elektorale.
Dega e Demokratëve Euroatlantikë Krujë, i bën thirrje pushtetit vendor dhe atij qendror që të futin banorët në banesat e tyre. Duke të japin një përgjigjie përse po ndodh kjo?!.E kanë për llogari elektorale, apo largqoftë korruptive ku banorëve do iu duhet dhe të paguajnë për të gëzuar shtëpitë e tyre?!