BallinaOP EDShkolla që vret/Nga Basir Çollaku

Shkolla që vret/Nga Basir Çollaku

spot_img
spot_img

Nga Basir Çollaku
I mituri vritet. Thikë në zemër. Dy nxënës të shkollës “Fan Noli” sulmohen me thika nga moshatarë të tyre. Tmerrësisht fatkeq njëri humbet jetën. Prindërit e prisnin ndryshe. Siguria dhe rendi kanë kaluar fundin. Kodi i kuq është përtej imagjinatës. Policë e roje nëpër shkolla një përrallë propagande. Sherret rinore me thika janë bërë të shpeshta. Lëndimet po shtohen. Gjithnjë e më pak edukim. Gjithnjë e më tepër krim. Shkollat janë bërë adresë shitjeje droge. Trafikantët i kanë target për klientelë. Hashashi, drogërat eksperimentale, ekstazit zëre se janë kthyer në dyqane shltitëse pranë shkollave nëntëvjeçare dhe gjimnazeve. Në Tiranë dhe qytete të mëdha. Është kriminalizuar çdo gjë ku nuk ka shpëtuar as arsimi. E ardhmja. E nisën me shitje librash, shitje dhuratash feste, shitje vendesh pune, shitje kursesh jashtë mësimit, shitje votash deri në fund në shitje droge.

Po dije?

Po edukim?

Po arsim konkurues?

Po fitues olimpiadash jashtë vendit?

Po zhdukje analfabetizmit funksional?

Po përgatitje e rinisë për nesër?

Po studentë ekselentë brenda e jashtë vendit dhe profesionistë të tillë?!

Po prodhojmë kontingjente bandash?

Ushtri shpërndarësish droge?!

Shkolla që vret fëmijë sot vret kombin përditë nga pak. Ky është dënim me vdekje i të ardhmes..!!

Kjo nuk zgjidhet me dorëheqje. Pavarësisht se askush nuk merr faj.

Zgjidhjet me vënie dorë në të keqen e madhe. Miratoni atë dreq buxheti dhe hidhni ca kacidhe për siguri jete fëmijësh..

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular