Trafikantët po përgjoheshin prej kohësh, por pse nuk ndërhyu SPAK? Grupi i aksionit po priste që tre latinët të…

0
78

Pas një hetimi një vjeçar i SPAK, është zbuluar një laborator droge, ku trafikohej dhe përpunohej një ngarkesë e madhe kokaine e sjellë nga Amerika Latine. 

Si rezultat, 10 persona janë arrestuar nga ky aksion, mes tyre edhe tre shtetas latinë, të cilët ekstraktonin kokainën nga lëkura e bagëtive.

Nga ky hetim i gjatë, rezulton se në fakt SPAK ishte në dijeni prej pak kohësh për këtë grup trafikantësh, por po i mbante nën vazhdim disa nga pjesëtarët, për t’i goditur në momentin final.

Ata kishin ngritur një kompani me lëkurën e bagëtive, me sasinë e parë që ka hyrë në Shqipëri në muajin shtator, ndërsa e dyta në nëntor.

SPAK kishte dijeni për ngarkesave që po trafikoheshin, por ndërhyrja u bë në këtë periudhë, kur tre latinët po nisnin me procesin e ndarjes së kokainës nga lëkurët e bagëtive, si ekspertë teknikë.