Udhëtoi drejt Amerikës Latine me vizë dhe u kthye si trafikant, djali i gazetarit dhe këngëtares së njohur, financonte laboratorin e kokainës

0
50

Detaje të reja kanë dalë në dritë pas operacionit të udhëhequr nga SPAK, ku u zbulua një laborator kokaine në fshatin Qerekë.

Nga hetimet ka rezultuar se Aldi Zonja është një ndër “kokat” kryesore të financimit dhe organizmit të kësaj skeme. Zonja kishte shkuar në Amerikën Latine me vizë turistike dhe më pas ishte bllokuar atje për shkak të pandemisë.

Gjatë kohës së qëndrimit në Amerikën Latine, 37-vjeçari ka krijuar njohje me trafikantë droge dhe kështu ngritën skemën e mirëfilltë për të trafikuar lëndën narkotike. Ai është djali i gazetarit Artur Zonja dhe këngëtares së njohur Afërdita Zonja.

Pas nje hetimi disa mujor dy dite me pare u zbulua një laborator i sofistikuar për përpunimin e kokainës në fshatin Qerekë, Fushë Krujë, kurse nga kontrollet në Tiranë dhe Durrës janë identifikuar ambiente ndihmëse, ku janë sekuestruar sasi të konsiderueshme materiali të papërpunuar dhe ku dyshohet se është përzier dhe fshehur lëndë narkotike.

Mësohet se pronari i banesës, që ishte shndërruar në laborator quhet Edni Sejdini dhe është mes 3 personave të arrestuar gjatë këtij aksioni. Të përfshirë në këtë grup janë edhe Geis Sejfullai Klajd Birce dhe Artion Caushllari, të tre banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të ushtruar u gjetën sasi kokaine, përzierës kimikë, objekte të specializuara për fshehjen e drogës, pajisje laboratorike, shuma parash dhe mjete transporti të përdorura për veprimtarinë kriminale.