VIDEO/ Shqipëria vijon përgatitjet para Ukrainës, Asani mban “pezull” formacionin

0
119

Shqipëria do të masë forcat të martën me Ukrainën në orën 20.45 në Stadiumin Kombëtar, në kuadër të sfidës së fundit të Nations League. Tekniku Sylvinho ka ndjekur nga afër stërvitjen e ditës së sotme, për të mësuar më shumë rreth mënyrën sesi do luajë kombëtarja.

I vetmi dyshim për këtë takim është ai i Jasir Asanit, i cili është në luftë me kohën dhe nuk dihet nëse do jetë gati apo jo. Një triumf eventual i të besuarve të Sylvinhos mund të bëjë që Shqipëria të marrë vendin e parë në grup.