Vendi u trondit nga një tjetër atentat mafioz, ku shënjester ishte 30-vjeçari Klaudio Prendi. I riu është qëlluar me armë me silenciator sapo ka dalë nga një lokal në zonën e njohur, si Xhamlliku në kryeqytet rreth orës 00:36 minuta të kësaj të marte.
Ndonëse i riu është dërguar menjëherë në spitalin e Traumës ku fatkeqësisht ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra.
Makina e autorëve ka qënë duke zbritur nga rruga e Freskut. Sapo i riu ka hipur në mjetin e tij, ata e kanë qëlluar disa herë dhe plumbat e kanë kapur në kokë dhe në kraharor. Fill pas kësaj autorët janë larguar drejt qëndres. Shokët e Prendit kanë dalë nga lokali dhe me makinën e viktimës janë nisur drejt spitalit te Traumës.
Policia njofton se në zonën e Farkës është gjetur edhe një makinë e djegur tip Audi e cila dyshohet se u përket autorëve. Brenda mjetit nuk është gjetur arma e zjarrit.
Makina e autorëve “Audi A4” ka qenë me targa greke të mbivendosura. Ende nuk është këqyrur numri i shasise pasi është dëmtuar nga djegia.