“Autori dyshohet se është plagosur”, gazetarja zbulon detaje nga vrasja e 14-vjeçarit: Arma s’është gjetur ende

0
96

Gazetarja Anila Hoxha ka zbuluar detaje nga sherri i rëndë sot në Tiranë, ku mbeti i vrarë me thikë një 14-vjeçar, Martin Cani.

Gazetarja tregon për Top Story se arma e krimit nuk është gjetur ende.

Hetuesit dyshojnë se 14-vjeçarin mund të ketë goditur Marjusi, i cili është gjithashtu i plagosur. Gazetarja shprehet më tej se ky është një dyshim që duhet të konfirmohet, pasi të merret deklarata e Luisit dhe Marjusit, i plagosuri që u grind me të miturin që nuk jeton më.
“Policia janë sorollatur, jo për të kuptuar motivet, po për të kuptuar se kush e qëlloi për vdekje Martinin dhe kush e plagosi Luisin. Arma e krimit nuk është gjetur ende.

Hetuesit dyshojnë se 14-vjeçarin mund të ketë goditur Marjusi, i cili është gjithashtu i plagosur. Është një dyshim që duhet të konfirmohet, pasi të merret deklarata e Luisit dhe Marjusit, i plagosuri që u grind me të miturin që nuk jeton më.

Ka disa versione të ndryshme pse u përleshën. Njëra është për shkak të sherreve në rrjete sociale, por besoj që ky nuk është rasti. Nga të dhënat e mija, ata dyshojnë se gjithçka ka qenë një hedhje fjalësh mes të dyve.  Secili ka thirrur shokët e vet dhe ndodhi ajo që ndodhi.

Ka dështuar komunikimi dhe gjithë programet që aplikohen. Vetëm në një vit trajtuam dy, një ekskluzive, një speciale. Çfarë ndodh me fëmijët në rrjete sociale dhe bullizojnë njëri tjetrin”, tha gazetarja.