BallinaKronikeÇmontohet banda e trafikantëve të kokainës në Itali, arrestohen dhjetëra persona, mes...

Çmontohet banda e trafikantëve të kokainës në Itali, arrestohen dhjetëra persona, mes tyre dhe shqiptarë! Ja si ishte organizuar grupi

spot_img
spot_img

Një operacion i madh antidrogë është kryer një ditë më parë, 18 nëntor, nga policia italiane në zonë e L’Aquila, ku është goditur një organizatë trafikantësh shqiptarë, maqedonas dhe italianë.

Sipas ANSA, autoritetet italiane, kanë ekzekutuar 21 masa paraprake sigurie, 18 me burg, 2 arrest shtëpie dhe një urdhër paraqitje, nga 30 të dhëna në total, 26 me burg, 3 në arrest shtëpie, përveç detyrimit të paraqitjes.

Mediat bëjnë me dije se gjatë aksionit u çmontua një organizate e mirëstrukturuar që synonte trafikun e paligjshëm të drogës, në veçanti kokainë, biznes i cili arrinte vlerë prej gati dy milionë eurosh.

Autorrtetet kanë kryer kontrolle të shumta, ndërsa janë nën hetim gjithsej 42 persona.

Organizata e përbërë nga 28 persona me kombësi italiane, shqiptare dhe maqedonase, kishte një hierarki të mirëpërcaktuar me role shumë specifike. Tre ishin në krye, nëntë ishin ndërmjetës, 19 të tjerët ishin shpërndarësit e drogës që vepronin në, qendër të L’Aquila, në zonën e Parkut të Kalasë, por edhe në zonën industriale të Piles.

Sipas hetuesve, trafikimi i drogës u zhvillua gjatë periudhës nga 2021 deri në 2024.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular