Ngjarja tronditëse në shkollën “Fan Noli”/ Oriola Pampuri: Kur siguria është në këto nivele në Tiranë, po në shkollat e rretheve

0
156


Deputetja e Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Oriola Pampuri, ka reaguar pas ngjarjes tragjike në shkollën “Fan Noli” në Tiranë, e cila tronditi opinionin publik.

Ajo theksoi se ngjarje të tilla janë të papranueshme, pasi shkollat dhe ambientet përreth tyre duhet të jenë mjedise të sigurta për fëmijët.

Pampuri theksoi se ngjarja në fjalë, e cila ndodhi në zemër të Tiranës, nxjerr në pah shqetësimin për nivelin e sigurisë edhe në shkollat e tjera, veçanërisht në periferitë e qytetit dhe në qytetet më të vogla. Ajo apeloi për më shumë angazhim dhe përgjegjësi nga institucionet shtetërore, duke theksuar se siguria e fëmijëve është një çështje që nuk mund të lihet vetëm në duar të prindërve dhe mësuesve.

Reagimi i Oriola Pampurit:

Ngjarja e rende ne shkollen Fan Noli në Tirane, tronditi cdo prind, qe shoqeron femijet ne mengjes ne shkolle, duke perceptuar mjediset e shkolles dhe rreth saj si vende te sigurta, ku femijet pervec dijes brenda ne klasa, te kene mundesi te shoqerohen me moshataret e tyre, jashte ketyre mjediseve, duke qene te sigurte nga cdo e papritur nga jashte apo debate mes tyre, qe ne periudhen e adoleshences, mund te jene disi me te mundshme per shkak te kesaj faze zhvillimi, ku vetekontrolli eshte disi me i ulet.

Shkolla ‘Fan Noli’, ndodhet ne zemer te Tiranes, dhe kur siguria rreth saj eshte ne keto nivele, mund te perceptojme se ne c’gjendje ndodhen mjediset rreth shkollave, ne periferi, apo ne qytete te tjera te Shqiperise.

Ne jemi prinder, dhe si te tille duhet te jemi me te vemendshem ndaj femijeve tane, cdo problem me te cilin ata perballen pergjate dites, manifestohet me nje sjellje verbale ose joverbale te tyre, ne shtepi, apo dhe ne mardhenie me mesuesit ne klase, ndaj nuk duhet kurrsesi te neglizhohet trinomi i komunikimit mesues-prind-femije. Gjithsesi vigjilenca e secilit prej nesh ndaj femijeve nuk mjafton nese kontrolli dhe siguria nga instancat shteterore nuk funksionojne.
Si nene, nuk gjej force per te ngushelluar, ata prinder qe humben driten e syve, djalin e tyre.
U prehte ne paqe engjelli i vogel!