“Një artist i njohur që reklamon bananet! Ç’bëhet me drogën e kapur te BanaKing o drejtor?!/ Rakipi pyet drejtorin e Krimeve

0
34

Në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, është diskutuar zbulimi i një organizate kriminale që trafikonte kokainë nga Amerika Latine drejt Shqipërisë, nëpërmjet lëkurës së bagëtive dhe më pas përpunohej në laborator në vendin tonë, por edhe raste të tjera të trafikut të narkotikëve. 

Ylli Rakipi ka pyetur drejtorin e Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit, Ervin Hodaj, se çfarë ka ndodhur me kompanitë e bananeve, ku është kapur kokainë, si përshembull BanaKing, kompani shumë e njohur, që reklamohet edhe nga fytyra më e ëmbël e ekranit shqiptar, ku është kapur disa herë kokainë. 

Drejtori tha se vijojnë hetimet. 

Ylli Rakipi: Ka patur raste kur kokaina është zbuluar në arka me Banane. BananaKing përshembull që bën edhe media reklamë, që del një artist shumë i njohur dhe bërtet që kjo është banane e mirë, ua ndan edhe fëmijëve, te këta është kapur. Çfarë ka ndodhur me këto raste? 

Ervin Hodaj: Nuk e kam informacionin e saktë, por janë nën hetim dhe hetimi e përcakton.

Ylli Rakipi: Po sikur shumë po zgjat për këtë banane që e hanë dhe e reklamojnë të gjithë… Ja sa bukur u bë për këta, u kuptua që merrej lëkura, etj, po nga banania pse nuk ndahet?  

Ervin Hodaj: Janë hetime komplekse. 

Ylli Rakipi: Varet edhe kush e ka. Pra lëkurë më e rëndë kjo e bananes, sesa kjo e lopës… 

Neritan Sejamini: Nëse ka kompani që hetohen se kanë trafikuar drogë, nuk duhet të mbeten në treg. Kur sheh që një kompani ka shërbyer si instrument, nuk duhet të ngelet në treg, duhet të hetohet nga pikëpamja fiskale dhe financiare, për faktin se ato sponsorizojnë. Një kompani e përfshirë, me apo pa dijenë e pronarëve, duhet të bllokohët. Ka procedura jo transparente dhe të shëndetshme. Nuk ka asgjë të sofistikuar nga pikëpamja fiskale dhe financiare.