nga Neritan Vladi
Ngjarja e djeshme pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë është një kambanë alarmi për secilin nga ne, për të bërë më të mirë që të tilla tragjedi të mos përsëriten.
Duke u shprehur ngushëllimet familjes së Martinit, 14 vjeçarit i cili humbi jetën dje, duke mos gjetur asnjë fjalë se mund ta përshkruajë këtë që ndodhi në kryeqytetin tonë, një apel si prind më duhet ta bëj.
Së pari ndaj autoriteteve duke nisur nga shkolla dhe policia të cilat paguhen nga taksat tona për shkollimin edukimin dhe sigurinë e jetës së fëmijëve tanë në institucionet arsimore në vend, që të jenë në lartësinë e detyrës në shërbim të komunitetit e konkretisht fëmijëve në shkolla.
Së dyti, edhe ne prindërit pavarësisht halleve të përditshme duket të jemi sa më bashkëpunues me mësuesit, oficerin e sigurisë, psikologen, drejtoreshën, inspektorin e zonës për të dhënë nga vetja atë që mundemi e që na kërkohet për një ambient sa më të sigurt për fëmijët tanë, jo brenda mureve te shkollës por dhe jashtë saj.
Po, më duhet ta ritheksoj që më së shumti detyrim e kanë ata që paguhen nga taksat tona. Prindi duhet të marr vesh gjithçka ndodh me fëmijën në kohë reale dhe jo ty lihet në dorë adoleshentëve qe situatat ti zgjidhin vet sikurse në tragjedinë e djeshme.
Çdo neglizhencë pavarësisht nga cila palë do të na kushtojë. Ndaj të jemi vigjilentë dhe të kontribuojmë që fëmijët tanë të rriten sa më të shëndetshëm dhe të sigurt