Nga Ilir Pilku Ekspert i Bujqesisë
Ne Lekaj te Kavajes eshte fabrika e vajit te ullirit te Julit. Ne realitet, Juli jeton dhe punon ne Itali, por me kursimet e emigracionit ka ndertuar nje fabrike moderne per vajin e ullirit. Vjen cdo vit ne Tetor dhe iken ne Milano ne fund te Dhjetorit, pasi ka mbaruar edhe sasine e fundit te ullirit. Juli eshte i perkushtuar totalisht ne prodhimin e nje vaji cilesor, i perkushtohet fermereve duke ia mbledh ullirin ne parcela me kostot e tij te transportit, iu faturon vetem 1000 lek/kv per perpunim.
Juli eshte i perkushtuar qe temperatura e procesimit mos ti kaloj temperaturen e 28 gradeve. Fabriken e ka vendos ne pune 24 ore qe asnje sasi ulliri mos te qendroj me shume se 12 ore ne fabrike.
Une personalisht kam njohje me te pakten 60% te fabrikave te perpunimit te vajit ullirit, por kete vit dua te promovoj Julin, nje emigrant te ndershem ne Itali, qe me djersen e punes se tij ne emigracion ka investuar ne nje fabrike perpunimi ulliri, me nje perkushtim te madh por edhe me njerzillik ne koston dhe ndihmen qe u jep ullishtareve te Kavajes dhe pertej.
Ndihem mire qe Julin e mbeshteta ligjerisht para disa vitesh kur abuzuesit me pushtet donin tja pengonin perkushtimin e tij.
Vazhdo Juli se Shqiperia dhe bujqesia ka nevoje per individe si ju.