Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur hetime për 3 efektivët e policisë që shoqëronin Klaudio Prendin pak para atentatit që i mori jetën 28 vjeçarit.
3 efektivët policie kanë deklaruar para uniformave blu se i ndjeri nuk i ka treguar për ndonjë problem dhe se para ngjarjes ka qenë i qetë.
Ata treguan se pasi kaluan dy orë në një kafe në Tiranë, janë përshëndetur dhe kanë lëvizur në drejtime të ndyshme.
“Kur po shkonim te makinat tona, dëgjuam për ngjarjen, nuk pamë asgjë”, kanë deklaruar miqtë e tij.
Djali i ish-gjyqtarit të Krimeve të Rënda, Fran Prendi u qëllua për vdekje sapo doli nga lokali ku qëndronte me shokët. Autorët, të cilët dyshohet se ishin 3, shoferi, qitësi dhe një person që i ka ndihmuar për t’u larguar, e kanë vëzhguar djalin e ish-gjyqtarit. Ata e kanë pritur të riun, që ishte në lokal me miqtë, derisa doli dhe në momentin që po hipte në makinën e tij e kanë qëlluar me silenciator.
28-vjeçari mori të paktën 5 plumba në trup, dy prej tyre në kokë dhe gjoks që ishin fatale. Shokët e viktimës dalë kanë me vrap nga lokali dhe e kanë nisur Prendin drejt spitalit të Traumës, por ai nuk u mbijetoi dot plagëve.