BallinaAktualitetPërkeqësohet moti. Ja qarqet që do preken më shumë nga reshjet e...

Përkeqësohet moti. Ja qarqet që do preken më shumë nga reshjet e shiut/Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes kërkon rritjen…

spot_img
spot_img

Mot me reshje të dendura pritet gjatë ditëve në vijim, kryesisht në veri të vendit.

Bazuar në informacionin e dërguar nga Qendra e Koordinimit të Emergjencave Civile në Bruksel, Instituti i Gjeoshkencave dhe Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, të premten, më 22 nëntor, priten reshje “intensive” deri “shumë intensive” në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Tiranë dhe Elbasan, njofton Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook.

Ndërkohë që në qarqet e tjera priten reshje mesatare, të cilat lokalisht mund të arrijnë deri në nivelin “intensive”.

Për rrjedhojë Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka kërkuar rritjen e gatishmërisë së strukturave tësistemit të Mbrojtjes Civile, si dhe të institucioneve që administrojnë hidrovoret, rezervuarët, infrastrukturën rrugore, furnizimin me energji elektrike, furnizimin me ujë, monitorimin e nivelit të lumenjve dhe çdo strukturë tjetër në funksion të menaxhimit të emergjencave civile. Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile u bën thirrje prefekturave dhe bashkive të mobilizojnë strukturat për menaxhimin e emergjencave civile dhe të monitorojnë situatën në zonat me rrezik më të lartë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular