BallinaAktualitetRegjistroi tokën në Lalëz/Pranga ish-drejtuesi i Kadastrës në Durrës, dy të...

Regjistroi tokën në Lalëz/Pranga ish-drejtuesi i Kadastrës në Durrës, dy të tjerë në kërkim

spot_img
spot_img

Ish-drejtuesi i Kadastrës së Durrësit, Ardian Kona ka rënë në prangat e policisë për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim.

Në kërkim për këtë çështje janë shpallur Bledar Zerba dhe Leandro Dervishi.

Masa e sigurisë i është caktuar nga Gjykata e Durrësit, më datë 19.11.2024, në kuadër të një hetimi për regjistrimin e një prone, me dokumente false.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë shpallur në kërkim dhe po punojnë për kapjen e 3 shtetasve për të cilët Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, konkretisht:

Bledar Zerba, 42 vjeç, banues në Durrës dhe Leandro Dervishi, 34 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, si dhe A. D., 44 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

Në njoftimin zyrtar, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, kërkoi vendosjen e masën e sigurimit “arrest në burg” për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe ‘Falsifikimi i dokumenteve’ kryer në bashkëpunim për katër shtetas: A.K. ish-kryeregjistrues ASHK Durrës; B.Z me detyrë jurist në ASHK Durrës; L.D me detyrë hartograf në ASHK Durrës; dhe A.D përfituese.

Në zbatim të këtij vendimi, u bërë i mundur arrestimi i shtetasit A. K. Ndërsa u shpallën në kërkim 3 shtetasit e tjerë, pasi ndaj tyre u vendos masa e sigurisë “Arrest me burg” si persona të dyshuar për kryerjen e vepres penale “Shpërdorimi i detyres” në bashkëpunim parashikuar nga neni 248 e 25 i Kodit Penal dhe Fallsifikimi i dokumentave” parashikuar nga neni 186/2 i kodit penal për shtetasen A.D.

Nga hetimi në kuadër të procedimit penal nr.670 i vitit 2024, rezultoi se shtetasja A.D., në bashkëpunim me punonjësit e ASHK-së Durrës, shtetasit A.K., B.Z. dhe L.D., kanë regjistruar pasurinë e llojit arë me sipërfaqë 12.900 m2 pa asnjë dokument ligjor, pasuri kjo e ndodhur në Lalëz Durrës, e cila më parë ka qenë pasuri me status “shtet”.

Kjo pasuri u regjistrua në kundërshtim Ligjin nr.9948, datë 07.07.2008 “Për vlefshmërinë ligjore të titujve të pronësisë”, i ndryshuar” pasi u regjistrua bazuar në një vendim gjykate i cili detyronte komunën për pajisjen me AMTP. Nga hetimet rezultoi se për këtë pasuri nuk është lëshuar asnjëherë AMTP nga institucionet përkatëse, si dhe nuk ka asnjë dokumentacion apo aplikim në ASHK në lidhje me këtë pasuri.

Me vendimin nr.488 datë 28.07.2024, nga Gjykata e Shkallë së Parë të Juridiksinit të Përgjithshëm Durrës për këtë pasuri ka vendosur ‘Sekuestro preventive”, të kësaj toke.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular