Ndeshjet e nëntorit kthehen në një makth për Kombëtaren shqiptare e cila pas dy paraqitjeve të dobëta në pak ditë, ka kaluar nga ëndrra për Ligën A, në rënien në Ligën C si e fundit e grupit.
Kuqezinjtë janë mposhtur nga Ukraina në “Arenën Kombëtare” me shifrat 2-1 dhe kështu në sezonin e ardhshëm të turneut zbresin një kategori më poshtë.
Pjesa e parë ishte një katastrofë për kuqezinjtë, pasi nisi me dy gola të shpejtë të miqve të cilët prishën çdo lloj plani që mund të kishte ndërtuar Silvinjo. Loja e Shqipërisë la shumë për të dëshiruar dhe ekipet shkuan në pushimin e ndeshjes me një avantazh të dyfishtë të merituar të miqve.
Lëvizjet e Silvinjos në pushim me kthimin e Bajramit dhe Uzunit në formacion, ngjallën lojën e Kombëtares e cila kërkoi golin me vazhdimësi dhe e gjeti një të tillë me penalltinë e Bajramit, Por sulmet në vijim nuk sollën rezultatin e kërkuar dhe vërshëllima përfundimtare dekretoi fitoren 2-1 të Ukrainës qa kaloi Shqipërinë në vendin e fundit në grup dhe rënien në Ligën C
SHQIPËRI-UKRAINË 1-2
75′ (p) Bajrami / 5′ Zinçenko, 9′ Jaremçuk