Djali i Servet Pëllumbit: Berisha e nisi në kohën e babait tim, vazhdon në kohën time, do të qëndrojë edhe pasi të largohem unë

0
235

Arben Pëllumbi, deputet i Partisë Socialiste prej tetë vitesh, gjithashtu mbart një trashëgimi të rëndësishme politike, pasi babai i tij, Servet Pëllumbi, ka qenë një nga figurat kryesore të Partisë Socialiste në vitet e saj të para.

Servet Pëllumbi ka qenë në vijën e parë të përballjeve politike me rivalin historik të së majtës, Sali Berishën. Pasi u tërhoq nga politika aktive, ai i la vendin brezit të ri, ndërsa kundërshtari i tij i dikurshëm, Berisha, vijon të jetë aktiv në politikë. Sot, ai është përballë Arben Pëllumbit, duke mbajtur të gjallë rivalitetin që ka kaluar nga një brez në tjetrin.

Në një intervistë për gazetën Tema, Arben Pëllumbi ndau detaje nga bisedat me të atin për natyrën e Berishës në kohën e tij dhe sfidat që ai përfaqëson sot. Pëllumbi i ri reflektoi mbi trashëgiminë politike të familjes së tij dhe rolin që ajo luan në betejat aktuale politike.