Kryekomisari Asllan Shytaj ka dhënë detaje të reja në lidhje me të miturin që qëlloi me thikë Martin Canin, i cili fatkeqësisht humbi jetën.
Shytaj ka treguar në Top Story se autori ndodhet në spital pasi është plagosur.
14-vjeçari Mario Perlleshi është marrë sot në pyetje, dhe nga dëshmia e tij kryekomisari tregon se nuk ka shfaqur pendesë, ndërsa deklaron se dy familjet nga Veriu janë në konflikt të hapur.
“Nuk kemi qenë prezent, por vazhdon të jetë i acaruar, jo i penduar. Konflikti do jetë i hapur mes dy familjeve. Janë dy familje me origjinë nga veriu. Atje ekzistojnë akoma këto të gjakmarrjes”, tha Shytaj.