BallinaKronike“Kush na shan do e bëjmë shembull”/ Mesazhe dhune në rrjetet sociale,...

“Kush na shan do e bëjmë shembull”/ Mesazhe dhune në rrjetet sociale, PROCEDOHET 16-vjeçari

spot_img
spot_img

Policia e Tiranës ka reaguar pas videos virale në rrjete sociale, ku një 16-vjeçar ka bërë thirrje për nxitje të urrejtjes ose grindjeve, për mbajtje të armëve të ftohta nga fëmijët dhe për përdorimin e tyre në konflikte. 

Në videon e publikuar në TikTok dy të mitur janë tallur me 14-vjeçarin që mbeti viktimë pas sulmit me thikë. Madje, autori i dyshuar i krimit cilësohet si “gjuajtës” dhe thotë se ai duhet ta kishte goditur edhe në kokë, përveç se në zemër.

Lidhur me rastin mësohet se  Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike të DVP Tiranë, menjëherë pas publikimit të pamjeve filmike, kanë identifikuar shtetasin 16 vjeç që shfaqet në video, i cili banon në SHBA.

“Në vijim të veprimeve për rastin, janë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për fillimin e procedimit penal, për 16-vjeçarin. 

Ky shtetas, nëpërmjet rrjeteve sociale, ka bërë thirrje për nxitje të urrejtjes ose grindjeve, për mbajtje të armëve të ftohta nga fëmijët dhe për përdorimin e tyre në konflikte. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprën penale “Nxitja e urrejtjes ose grindjeve”, parashikuar nga neni 265 i Kodit Penal.”, njofton policia.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular