BallinaAktualitetFOTOT/Ne ishim tre, në San Jose- Në Kaliforni ku nuk mungojnë shqiptarët

FOTOT/Ne ishim tre, në San Jose- Në Kaliforni ku nuk mungojnë shqiptarët

spot_img
spot_img

Nga Shefqet Meko
Ahmet Prençi do fluturonte disa mijë kilometra për të më vizituar në Minneapolis. Jo kushdo e bën një aventurë të tillë thjesht për një shok. “Topi” mbetej në fushën time. Me avion fluturojmë gati 4 orë për në San Francisco. Thjesht për qejf, për të “exploruar” cepin perëndimor të Amerikës… “Dy shkrimtarë nga Shqipëria” sikur perifrazoj Luan Zykën në Selanik.

Pas shëtitjeve turistike në qytetin që “të kujton Stambollin”, siç shprehet Ahmet Prençi, ndërsa kalojmë për në Oakland urën me “dy kate”, mbetemi të shokuar nga pamjet befasuese, timoni si “makinat pa shofer” që bëjnë “zbor” në rrugët e San Franciskos na drejton në Santa Jose.

-Kë do takojmë këtu?- pyes Ahmetin.

Ai ngre supet.Në një vilë dykatshe, tek rruga e qershive, një pemë fiku mban ende “kokrrat e fundit” sikur pikon mjaltë. Më duken fiq Shqipërie.Aspak si ato që shiste “Lali Eri”. Fiq të vërtetë pjekur në perëndim.Dera hapet. Perballë një trung limoni është mbushur plot me kokrra si ato që piqen vetëm në Himarë.

Dy duar dhe një fytyrë e qeshur, na përqafon. Flokët e bardha si një qeleshe shqiptare janë përshëndetja që e “vesojnë” lotët e mallit në sytë e ndritshëm.

-Mirëse më erdhët në këtë prag!- është një zë televiziv e shekullit që shkoi, që na drithëron emocionet.Është autori i parë i Enciklopedisë Televizive Shqiptare,gazetari i shquar i ekranit shqiptar, autori i librit-lapidar “Të Bijtë e Diellit të Jugut”, Petro Lati.

Ne përqafohemi e mbytemi në lot malli e gëzimi.Një vizitë e bukur, një moment që nuk ndodh shpesh: tre shkrimtarë në Santa Jose. Petro Lati merr në dorë Brengën e Prokurorit” të Prençit dhe nuk e fsheh emocionon dashamirës. Ne shkëmbejmë librat që na duken si “kredenciale” shqiptare mes miqsh.

Kaluam disa orë të mrekullueshme me ish-gazetarin e TVSH Petro Lati,që më parë jemi parë vetëm dy herë në Tiranë, ndërsa në Amerikë kemi bërë pa fund biseda “në tel pa tel”.

Në San Jose ne ishim Tre: Ahmeti, Petro dhe Meko.

Shefqet Meko (Fotua bardh e zi, e fundit na kujton Kohen “pa gjyra”) 4 Tetor 2024

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular