Presidenti Bajram Begaj ka nisur konsultimet me partitë politike për të caktuar datën e zgjedhjeve parlamentare 2025.
Takimin e parë, Begaj e zhvilloi me krerët e partive të vogla opozitare, të cilët kanë propozuar 4 majin si datën më të përshtatshme për zhvillimin e zgjedhjeve.
Lidhur me këto takimet, gazetari Denis Dyrnjaja tha se janë thjeshtë formalitete burokratike sepse aktualisht të gjitha partitë janë duke bërë fushatë, madje dhe Ilir Meta nga burgu.
Ai tha se me rëndësi në këtë çështje mbetet fakti se si do shkohet në këto zgjedhje, me çfarë kodi, me çfarë oferte do shkohet.
Takimet e presidentit Begaj me partitë duken formalitete burokratike, besoj se do jetë një formalizim dhe data 4 ose 11 maj. Po të kthehemi pas në kujtesë Balla e kishte paralajmëruar datën 4 maj.
Janë disa ditë më shumë fushatë elektorale asgjë më shumë, por aktualisht të gjitha partitë janë në fushatë dhe Meta nga burgu po bënë fushatë, kështu që është formalitet çështja e fillimit të fushatës, çështja e vërtetë qëndron se si do shkohet në zgjedhje, me çfarë kodi do shkohet në zgjedhje, apo me çfarë oferte.
I pyetur nëse me gjithë këto zhvillime politike do duhet të bëhet ndonjë lëvizje taktike nga PD, Dyrnjaja tha se nëse opozita do donte vërtet qeveri teknike do e negocionte me kodin zgjedhor, por ajo po përdoret si alibi e paralajmëruar për humbjen. Sipas tij edhe vota e diasporës do të shkojë në favor të maxhorancës.
Nëse do kishte vullnet vërtetë për qeveri teknike opozita do duhet ta kishte negociuar me kodin zgjedhor, tani e gjithë kjo është një alibi e paralajmëruar e opozitës për humbjen. Në të gjithë totalin ajo që ka ndodhur me negociatat, komisionet, me amnistinë, e gjtiha ëhstë teatër politik sa i përket pretendimeve për qeveri teknike.
Opozita sot me kushtet që është nuk do ti fitojë zgjedhjet. Fuqia që do prodhojë vota e diasporës do shkojë në favor të maxhorancës sepse shumica e tyre kanë dokumente e shtetit ku jetojnë dhe s’kanë bërë as rinovimin e mjeteve të identifikimit shqiptar sepse nuk u duhet, pra ne nuk e dimë sa është numri i personave që do votojnë dhe besoj se PS i ka këto të dhëna se si do jetë trendi i votës së diasporës.
Pra vota e diasporës këtë herë do i shkojë maxhorancës por kostot politike që prodhojnë liderët e politikës sot kësaj opozite nuk e përmbysin Ramën.
Opozita i ka hyrë një rruge që si prodhon akte as politike dhe as elektorale, e vazhdojnë sepse Berisha do të mbajë gjallë atë grupin e vogël aty duke pretenduar se ne do rrëzojmë pushtetin. Por që të fitojë zgjedhje me këtë mënyrë dhe formë pa asnjë objektiv konkret do ishte çudia më e madhe botërore. Qëllimi i Berishës nuk është të fitojë zgjedhjet sepse ai e di që nuk mund ti fitojë zgjedhjet.