BallinaAktualitetVIDEO/Çfarë pritet të ndodhë?! "Bomba” e Vangjelit: Ministra e deputetë kanë përdorur...

VIDEO/Çfarë pritet të ndodhë?! “Bomba” e Vangjelit: Ministra e deputetë kanë përdorur SkyEcc. SPAK ka në dorë “ditarin” e botës së errët të krimit

spot_img
spot_img

Analisti Lorenc Vangjeli u shpreh në emisionin Log. nga Endri Xhafo në News24, se aplikacionet SkyEcc dhe EncroChat, janë përdorur nga njerëzit e qeverisë, Parlamentit dhe sistemit të drejtësisë. Ministra, deputetë dhe gjyqtarë e prokurorë, tha Vangjeli, bashkohen personazheve të krimit si përdorues të platformave të dhënat e të cilave i kanë ardhur në ndihmë autoriteteve ligjzbatuese për të zbardhur një mori krimesh, por edhe veprash korruptive me përfshirjen e zyrtarëve të lartë.

Në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese nëse të dhënat e administruara nga aplikacionet e krimit do të konsiderohen provë apo jo, Vangjeli tha se cilido që të jetë vendimi i gjyqtarëve, Prokuroria e Posaëme dhe institucionet e drejtësisë kanë tanimë “hartën” dhe “ditarin” e botës së errët të krimit.

Debati në Log.

Lorenc Vangjeli: Ka një debat të madh që ka e gjithë jurisprudenca europiane. Thelbi i saj ka të bëjë me raportin mes nevojës së dëshpëruar për të goditur krimin, por edhe korrupsionin. Është krijuar ideja që vetëm njerëz të lidhur me botën e krimit janë përdorues të këtyre platformave, por në fakt janë edhe njerëzit e politikës, anëtarë të qeverisë, anëtarë të Parlamentit, njerëz të sistemit gjyqësor.

Endri Xhafo: Atëherë ka të drejtë doktori kur thotë të deklarojnë deputetët kush ka përdorur EncroChatin dhe SkyEç…

Lorenc Vangjeli: Doktori operon me gjysmën e të vërtetës. Nuk ishte një mjet i paligjshëm atëherë, nuk mund ta detyrosh. Ajo që po them ka të bëjë me raportin mes nevojës për të goditur këto elementë të krimit dhe politikës, gjyqësorit, drejtuesve të lartë të policisë dhe nënkategorive të tjera me nevojën edhe më të domosdoshme për të respektuar të drejtat e njeriut dhe parimin e shenjtë e ruajtjes së pavarësisë së tij. Vendimi i GJK pritet me shumë ankth, por Shqipëria duhet të respektojë atë që po ndodh në perëndim. Cili do të jetë gjykimi i tyre atje, do të jetë edhe në Shqipëri.

Endri Xhafo: Me këtë GJK që kemi, shohim edhe vendimin që ka dhënë për Sali Berishën, do të jetë kaq skrupuloze në raport me precedentin, doktrinën?

Lorenc Vangjeli: Do të përgjigjem me një pyetje: Po nëse them duke nisur nga 1991 kujtoni cilët kanë qenë anëtarët e GJK?

Endri Xhafo: Manol Konomi, Rustem Gjata…

Lorenc Vangjeli: Krahasoni trupën ndër vite. Më gjeni dikë që vjen nga radhët e gjyqësorit, të ketë karrierë dhe të ketë dhënë vendime. Vetëm një përjashtim, Marsela Xhaferllari, që ta ketë patur çekiçin si zgjatim të dorës së tyre. Dhe nga kjo më lejo që të them se skepticizmi i përbashkët, po e parashikoj përgjigjen tënde të jetë vërtetë i shëndetshëm në këtë rast. Ka diçka sido që të ndodhë…

Endri Xhafo: Kjo Gjykatë Kushtetuese që kemi ku falet?

Eugen Beçi: Në Kushtetutë…

Endri Xhafo: Të tregoj një histori prej gjykatave kushtetuese të vjetra që flet Leci, se si…

Eugen Beçi: Ka shumë institucione të drejtësisë për të cilën duhet të bësh pyetjen ku falen…

Lorenc Vangjeli: Në apriori mendojmë se do të duhej të varej vetëm nga Kushtetuta. Por ju kolegu im nëse do të vishnit në një moment togën e gjykatësit dhe do të ishit në GJK, pavarësisht dashamirësisë, betimit tuaj për t’u varur vetëm nga Kushtetuta, më beso që vendimet tuaja do të ishin shpesh hallakatje dhe jo ajo që duhej. Është krijuar ideja se një vendim i mundshëm i GJK do të rrëzojë çështje, do të nxjerrë njerëz nga burgu, do të mbajë njerëz në burg. Cilido që të jetë vendimi, në duart e Prokurorisë është një hartë, një ditar i botës së errët të krimit. Domethënë, e provon apo jo një vepër penale është tjetër histori, varet nga shumë rrethana, edhe nga koha e gjatë që ka kaluar, kur është krijuar në mënyrë reale krimi, por dihet, herët a vonë, ajo që pres është që vendimi i GJK të krijojë një hapësirë më të madhe lirie për njerëz që janë sot edhe padrejtësisht në burg. Ka një shprehje latine edhe më herët se anglo-saksonët e 1200, kanë thënë pikërisht këtë gjë: “Më mirë 100 fajtorë jashtë, se sa 1 i pafajshëm brenda”. Ne me otomanin brenda në mendësi, vazhdojmë të mendojmë se dyshimi është provë, se burgu është qëllim në vetvete, që gjykatësi do të duhej të ishte i mbarë vetëm kur dënon dhe jo kur jep të drejtën që mund të jetë edhe pafajësi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular