BallinaPolitikeZbardhet skenari i protestës së 26 nëntorit/ Paloka: Bllokim total i Tiranës,...

Zbardhet skenari i protestës së 26 nëntorit/ Paloka: Bllokim total i Tiranës, qytetarët do të marshojnë rrugëve

spot_img
spot_img

Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD, Edi Paloka i ftuar në “Kjo Javë” me Nisida Tufën në News24, zbardhi skenarin e protestës së 26 nëntorit. Paloka tha se protesta do të jetë mosbindje civile ku do të bllokohen të gjitha rrugët e Tiranës.

Ai tha se qytetarët dhe mbështetësit e opozitës do të marshojnë në akset brenda kryeqytetit me qëllim paralizimin e qarkullimit.

“Sot do mblidhemi për protestën. Dua të jap një lajm: Protesta e radhës do jetë bllokim total i Tiranës, i rrugëve, i trafikut në Tiranë, në datën 26. Marshim në Tiranë i qytetarëve. Ky do të jetë qëllimi. Do vuajnë qytetarët, por më mirë të vuajnë një ditë, 1 javë, por do të shpëtojnë nga vuajtja që zgjat prej 12 vitesh dhe që mund të zgjasë akoma nëse nuk reagojmë.

Nga ndërkombëtarët ka një ndryshim në qëndrime. E mbani mend dikur që sa herë njoftonim një protestë vinin reagimet, përjashto njoftimet rutine të ambasadës së USA, por nga shigjetat që vinin…këtë kemi kohë që nuk e dëgjojmë më. Kemi dy rezoluta që janë shumë të rëndësishme, PPE drejton Europën, ka rëndësinë e vet cilësore“, tha ai.

Demokrati tha se opozita do të vijojë me protestat për të detyruar kryeministrin Edi Rama që të pranojë kërkesën për qeveri teknike. Megjithatë, sa i takon mosbindjes civile ai u shpreh skeptik lidhur me atë që ajo parashikon në thelb, paralizimin e shtetit për mospagimit të taksave. Një gjë e tillë tha Paloka nuk bëhet me 10 veta, as me 10 mijë, por shtoi se kërkesa për qeveri teknike nuk mund të konsiderohet e parealizueshme.

“Me Ramën kryeministër nuk bëhen zgjedhje. Por sa do t’ia arrijmë ne kërkesës për qeveri teknike mbetet për t’u parë. Kurrë mos thuaj kurrë (never say never). Ne kemi detyrimin të ndjekim rrugën tonë. Mosbindja civile? A do t’i përdorim të 77 mënyrat, të shohim. Një është të mos paguajmë taksat për një qeveri hajdute, por kjo nuk bëhet me 10 veta, as me 10 mijë, por duhet i gjithë populli që të reagojë. Por ne do të bëjmë tonën. A do t’ia arrijmë shpejt apo vonë qeverisë teknike? Këtë nuk ta them dot sot“, tha ai.

Opozita ka thirrur mbështetësit në protestë kombëtare në Tiranë të martën e 26 nëntorit duke nisur prej orës 17.00. Kjo do të jetë protesta e tretë e konceptuar si mosbindje civile pas asaj të 7 tetorit në Tiranë me tubim para Kryeministrisë dhe bllokim rrugësh dhe 29 tetorit duke paralizuar qarkullimin në 7 kryqëzimet kryesore të vendit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular