BallinaKulture“ETJA” PATOLOGJIKE SHQIPTARE -Nuk munda t’i kuptoja kurrё/nga Shefqet Meko

“ETJA” PATOLOGJIKE SHQIPTARE -Nuk munda t’i kuptoja kurrё/nga Shefqet Meko

spot_img
spot_img

nga Shefqet Meko
Tani qё Amerika jeton “trubulencёn politike”  tё ndёrrimit tё pushteteve, kam pirё kafe me tё  gjithё ata qё “votuan kundёr votёs sime”. Vetem rreth 2 milion vota ndanё liberalёt nga konservatorёt.(76M-74M rrumbullak) E midis milionave, njё votё ёshtё njё.Mё ka bёrё pёrshtypje njё gjё: Asnjё nuk mё urren qё s’ju bashkova votёs sё tyre. Mbetemi miq, mbase mё tё mirё nё kundёrshtitё tona. Unё u them me shaka “Voto juaj ёshtё e vonuar. Unё e votova 4 vjet mё parё…”

Ne qeshim kur flasim pёr politikёn, sepse e dimё asnjё debat politik mes miqsh nuk do tё mund tё kthehet nё “faturё  e paguar”. Ne duhet tё fitojmё qё tё paguajmё detyriment tona. Dhe ky ёshtё thelbi i realitetit amerikёn: “Kёtu çdo ditё ёshtё si “Dita e Enverit”: punё”.

Pse nuk mё urrejnё miqtё qё isha “votё kundёr”?

Njё sёrbo-amerikan qё erdhi nga Florida pёr tё mё takuar, jo vetёm qё nuk “mbajti kokёn mёnjanё” por kaluam sё bashku njё darkё disaorёshe.  Edhe njё mik tjetёr mё ftoi pёr kafe pёr tё mё thёnё “Fitore surprizё botёrore”. Unё qesha.

Nё tё gjitha bisedat, nuk ka pasur  etje pёr tё sharё. Pёrkundrazi ka pasur njё etje pёr tё njohur njёri-tjetrin. Pse unё nuk votova si  shumica?  Unё duke qeshur them: “Kam pasur rezerva”.

Nuk ka njё tё dytё si liria qё tё jep Amerika  tё jesh”Ai qё do tё jesh”. I vёrteti. Siç mendon. Siç je nё çastin dhe kohёn e duhur. Cila  ёshtё e keqja tё jesh “Ai qё mendon”…

Kujtoj “etjen” shqiptare pёr tё sharё, anatemuar, pёshtyrё, kёllillёzuar çdo gjё qё nuk ёshtё nё “linjёn e tyre”. Ata kanё mbetur njёsoj edhe kёtu nё Amerikё. Kur u them miqve tё mi “Votova “Qamilen” ata qeshin dhe mё thonё “Do fitosh edhe ti…”. Gajasem me kёto shaka amerikane. Kur u them shqiptarёve tё njёjtёn gjё mё vёrsulen: “Ngele komunist”. Unё qesh dhe u them “Po komunist me prona…Qyqja moj nane..”.

Ne jami gatuar keq. Nuk ka “furrё qё nё pjek”. Ne kujtojme se duke sharё, duke anatemuar tjetrin, duke  diktuar “mendimi tim”, kujtojmё se “Jemi demokratё”. Unё kurrё nuk kam qёnё dhe nuk do jem njё “Demokrat i tillё”. Mё mirё “kopil” se sa njё demokrat qё bёrtet si dje komunistёt e  sinqertё “Votat tona plumb pёr armikun”. Ata ishin tё ndershёm. Po sot qё sheh dhe informohesh pёr  çdo gjё, si mund te jesh kaq idjot?…

Sharja, “fjala e vjellё”, ёshtё  realisht gjёja mё e lehtё. Debati dhe konfrontimi me tё vёrtetёn, janё nё fakt gjёja mё e vёshtirё. Shoqёria amerikane ka njё tolerancё tё habitshme. Mbi tё gjitha tё respekton  nё atё qё beson. Kjo ёshtё fondamentale.

Kujtoj se “kush na solli demokracinё”. Mё dhimbset kur “shfletoj kutesёn” time. Ata qё  regjimi i çoi me studime jashtё, ata qё nuk e shanё kurrё regjimin nё “celulat e tyre”, ata qё “nёnshkruan nё bodrume”, ata bёrtitёn tё parёt: Poshtё mbreti.

Debatoj me ta herё pas here dhe mё thonё “Nostalgjik”. Unё qesh. Unё nuk kam nostalgji. Kam neveri pё rata gjithlёpirёs tё puteteve qё dje “tё vrisnin pёr njё fjalё” , sot bёrtasin me zё tё lartё “isha kundёr”…

Regjimi qё iku, u “pagёzua”. Ai nuk iku. Ishte thjesht njё “Metamrofozё mёndafshi”, njё transformim, njё pёrdredhje, njё “puthadorje ndryshe”.

Ata  janё prap qё bёrtasin si dikur ne “Populli para tribunёs”… Unё qesh me histerinё e tyre sepse pёr vete  “jam ngopur”…

Kur do dimё tё ndryshojmё pёr mirё?…

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular