Policia e Tiranës ka zbardhur vrasjen e Eduart Reçit, 52-vjeçarit i cili u ekzekutua me një plumb në kokë pranë Rrugës së Elbasanit, mbrëmjen e 13 nëntorit. Autorët janë dy vëllezër, Florian dhe Shkëlqim Duka, ky i fundit oficer policie.
Shkak për ngjarjen u bë një konflikt mbi pronësinë e një trualli, në të cilin viktima Reçi planifikonte të ndërtonte një pallat.
Shkëlqim Duka
Vëllezërve Duka iu sekuestrua një armë zjarri, si dhe 6 silenciatorë që dyshohet se u përdorën në krim. Personi që qëlloi për vdekje sipërmarrësin 52-vjeçar ishte efektivi i policisë, Shkëlqim Duka.
Florian Duka
Hetuesit, pas provave kanë përcaktuar edhe vendin nga ku është qëlluar, pasi kanë mundur të sigurojnë edhe pamje nga kamerat e sigurisë të autorit