BallinaAktualitet''Ishin shtyrë dhe një burrë qëlloi Martinin'', aktorja tregon se çfarë i...

”Ishin shtyrë dhe një burrë qëlloi Martinin”, aktorja tregon se çfarë i tha vajza për konfliktin te “Fan Noli”

spot_img
spot_img

Aktorja Adelina Muça ka folur në lidhje me ngjarjen tragjike të shënuar pranë shkollës “Fan Noli”, ku u vra nga bashkëmoshatari 14-vjeçari, Martin Cani.

Ajo ka treguar se Cani i kishte treguar vajzës së saj, të cilën e kishte shoqe klase për sherrin që kishte me autorin Mario Prelleshaj.

Muça është shprehur se vajza i ka treguar se në shkollë ka shpesh sherre mes fëmijëve.

“Ime bijë më ka thënë se shpesh herë aty ka probleme, ku ka fëmijë që bëjnë sherre jashtë oborrit të shkollës, ndërsa përsa i përket asaj dite ajo ka qenë në klasë dhe kur erdhi në shtëpi vajza më tregoi se ditën e premte Martini i kishte thënë vajzës time se kishte bërë një sherr ku ky djali e kishte dëgjuar Martinin që po shante, por Martini i kishte thënë se nuk kishte asnjë lidhje me atë.

Unë po shaja me vete kishte thënë Martini dhe nuk kisha gjë me ty, dhe më pas ishin shtyrë, dhe aty ka kaluar një burrë i cili i ka rënë Martinit me shpullë pasi ka parë që po zihej me djalin tjetër”, tha Adelina Muça për Revieë në Euroneës Albania.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular