Pas takimit të kryetarit demokrat Sali Berisha me drejtuesit e qarqeve, ku u dha porositë për protestën e së martës, orientimet e posaçme erdhën për deputetët. Përmes një ndarje sipas deputetëve në qarqe, organizatorët kanë përcaktuar dhe zonat e Tiranës që do të bllokohen nga protestuesit gjatë pasdites së 26 nëntorit duke filluar nga ora 17.00.
Pranë godinës së Bashkisë se Tiranës do jenë deputetët Edi Paloka, Dhurata Çupi, Ludovik Hasani, Tritan Shehu, Ina Zhupa bashkë me mbështetësit e degëve 7, 9 dhe 10.
Bllokimi i qarkullimit është parashikuar në zonën e Zogut të Zi. Aty do të mblidhen deget 11, Kamëz, Vore, Durrës, Kavajë, Rrogozhinë, Kukës bashkë me deputetët: Oerd Bylykbashi, Albana Vokshi, Jozefina Topalli, Ferdinand Xhaferri, Andia Ulliri, Petrit Doda, Flamur Hoxha, Isuf Cela, Asllan Dogjani.
Pranë urës në Rrugën e Elbasanit do të qëndrojnë demokratët e njësive 1, 2, 3, 4, të Qarkut Dibër, Qarkut Elbasan dhe Qarkut Korçë me deputetët Flamur Noka, Jorida Tabaku, Tomorr Alizoti, Xhelal Mziu, Kreshnik Collaku, Edmond Spaho, Sorina Koti, Andrea Mano, Qani Xhafa, Zheni Gjergji, Dashnor Sula.
E bllokuar parashikohet të jetë dhe zona tek Sheshi Wilson me demokratët e degës 5, 12 dhe ato të Qarkut Fier, Berat, Vlorë, ku pranë tyre do të qëndrojnë deputetët Gazmend Bardhi, Bujar Leskaj Luan Baci, Bledion Nallbati, Lefter Geshtenja, Ilda Dhori, Eralda Bano, Saimir Korreshi.
Tek zona e njohur si Pallati me Shigjeta do të qëndrojnë dega 6, 13, 15, 16 si dhe Qarku Lezhë e Shkodër, me deputetët Agron Gjekmarkaj, Elda Hoti, Kastriot Piroli, Lindita Metaliaj, Helidon Bushati, Emilia Koliqi, Ramadan Lika, Greta Bardeli.