Deputetja e opozitës Flutura Açka duke folur për vrasjen e 14 vjeçarit, Martin Cani tha se kjo është vetëm ‘maja e ajsbergut’ të problematika me të cilën po përballet shoqëria shqiptare. Në një intervistë për Report Tv kërkon që ngjarjes të mos i vishen ngjyra politike ‘të kuqe’ apo ‘blu’ por të bëhet një analizë e thellë nga ku më pas të merren dhe masat e duhura.
“A do të qajmë disa ditë e harrojmë apo do të marrim masa e do të shkundemi përfundimisht e të kuptojmë se ku e kemi të keqen e do ta ndreqim. Katërkëndëshi -familja – shkolla – politika – media’ duhet të mbajtur fort.
Tranzicioni i gjatë, ikjet, lëvizjet, migrimi I brendshëm, emigrimi, të gjitha kanë lënë, plagë e pasojat e tyre në familjen shqiptare. Në 30 vitet e fundit duket se diçka është bjerrur në sistemin e edukimit në Shqipëri.
Justifikimi se ndodhi jashtë shkollës nuk e përjashton përgjegjësinë e të gjithë faktorëve që ndikojnë në një shkollë të mirë. Debati për arsimin në Shqipëri nuk duhet të marrë ngjyrë i djathtë apo i majtë. Është përgjegjësi e të gjithë palëve. Ta vënë gishtin në plagë”, thotë deputetja Açka.
Familja?
Açka: Çfarë po ndodh me familjen shqiptare. Ne jemi dëshmitarë se në dekadat e fundit ka nisur të deformohet. Shoh rendjen drejt shoqërisë së spektaklit duke harruar thelbin e familjes. Në librin tim ‘biri’ kam ngritur me të madhe, esencën e familjes.
Çfarë roli ka familja. Sa më shumë kohë të harxhojmë me fëmijët. Sa më shumë familjes ti themi familje. Kam parë prindër të egërsuar. Nuk është rruga me klithma e të goditura. Ulu të dëgjosh fëmijën, të vendosësh ura komuniki me të. Familja është e para. Familja ka shumë shumë rëndësi.
Urgjent shkollë riedukimi
Açka: Rikthimin e shkollës së riedukimit e ka Europa. Mbase me një emër tjetër. Djaloshi që ka bërë aktin e vrasjes së Martinit rri në një spital privat? Si mund të rrijë në një institucion privat. Shteti duhej të ishte ngritur dhe marrë masa. Pse nuk ka ky shtet një institucion? Pse na mungojnë,çfarë kemi pritur. Presim të na vritej një fëmijë tjetër.