BallinaAktualitetEMRI+FOTO/Bluzat e bardha në zi! Ndërron jetë në ditën e lindjes mjeku i...

EMRI+FOTO/Bluzat e bardha në zi! Ndërron jetë në ditën e lindjes mjeku i njohur shqiptar

spot_img
spot_img

Ka ndërruar jetë në moshën 74-vjeçare, mjeku i njohur Agim Karaj.

Ai është një prej emrave më të njohur në fushën e mjekësisë dhe onkologjisë në Shqipëri.

Lajmin për ndarjen nga jeta të tij e dhanë familjarët përmes një deklarate në rrjete sociale.

“Me hidhërim të thellë dhe me dhimbje shumë të madhe njoftoj ndarjen nga jeta të babait tonë Prof.Dr Agim Karaj. Homazhet fillojnë sot ditën e hënë në orën 10.00 dt 25.11.2024. Ceremonia e varrimit bëhet diten e martë në date 26.11.2024 ora 11.00. Varrimi bëhet në Tufinë”, thuhet në njoftimin e familjarëve.

Agim Karaj ka ndërruar jetë në ditën e tij të lindjes. I lindur më 25 nëntor 1950 në Tiranë, ai ishte një shembull frymëzimi për përkushtimin dhe pasionin e tij në profesion.

Në vitin 1987, ai u specializua në Institutin “Gustave Roussy” në Paris, një nga institucionet më të mira në botë për onkologji dhe onkoplastikë. Karriera e tij u pasurua nga pjesëmarrje në trajnime dhe konferenca ndërkombëtare, si dhe nga referimet e tij në institucione të njohura si Instituti i Onkologjisë në Milano.

Në vitin 1990, ai emigroi në Kanada, ku punoi me përkushtim dhe sakrifica për të ndërtuar një jetë të re për veten dhe familjen e tij. Pas stabilizimit të familjes, në vitin 1996, Dr. Karaj u kthye në Shqipëri dhe vazhdoi të kontribuonte si shef kirurgjie në Spitalin Onkologjik deri në vitin 2015

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular