BallinaEkonomiProjektet me OKB-në, Gonxhja: 16 masa prioritare në strategjinë për punësim e...

Projektet me OKB-në, Gonxhja: 16 masa prioritare në strategjinë për punësim e aftësi

spot_img
spot_img

Në takimin vjetor të Komitetit të Përbashkët Ekzekutiv Shqipëri – OKB, u analizua performanca vjetore e projekteve të përbashkëta për vitin 2024, si dhe u diskutua mbi planet për vitin e ardhshme e në vijim.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja bëri të ditur se u diskutua mbi zbatimin e Strategjisë Kombëtare për Punësim dhe Aftësi 2023-2030.

Sipas tij, kjo strategji ka 16 masa prioritare, ndër të cilat përfshirja e sistemit dual në 8 shkolla profesionale, duke lidhur teorinë me praktikën e biznesin, programi i Garancisë për Rininë për 1 500 të rinj të mbështetur, 800 në punësim ose aftësim, rritjen e sigurisë dhe shëndetit në punë, etj.

Ashtu sikurse u diskutua mbi tregun e punës dhe mbështetjen për sektorët si ICT, turizmi dhe mikpritja, modernizimin e sistemit të doganave, reduktimin e kohës së procedurave dhe zgjerimin e korridoreve të gjelbra CEFTA.

Ministri foli dhe për strategjinë e re për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Mbikëqyrjen e Tregut 2024-2030.

Në takim ishin të pranishëm zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, ministrat Ogerta Manastirliu, Mirela Kumbaro Furxhi, Petrit Malaj, Ervin Hoxha dhe Koordinatore e Përhershme e OKB-së për Shqipërinë Fiona McCluney

“Falë mbështetjes së partnerëve ndërkombëtarë kemi hedhur hapa të rëndësishëm për zhvillimin e kapitalit njerëzor, rritjen ekonomike dhe progresin drejt integrimit europian”, tha Gonxhja.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular