Lajme pozitive nga Njësia e Kontrollit!
42 ditë përpara mbylljes së vitit 2024, me Kontrolle nga Veriu në Jug i Shqipërisë për subjekte në fushën e agjencive, autoriparimeve, shitblerjeve, gomisterive, karrocerive, mbledhjes, depozitimit dhe shkatërrimit të mjeteve, pjesëve të tyre të dala jashtë përdorimit ose të braktisura:
Kontrollet kanë rezultuar efektive!
Nëntor 2024 raporton një rritje me +66% të subjekteve të pajisura me licencë krahasuar me Korrik 2024.
DPSHTRR udhëzon të operoni sipas një kulture pune ku respektohen të gjitha rregullat e ushtrimit të veprimtarive respektive, për kushte pune dinjitoze për qytetarë të cilët meritojnë shërbim cilësor dhe të kualifikuar.
Të mos jetë kontrolli i ushtruar përmes nesh i vetmi mekanizëm për mbarëvajtjen e veprimtarive tuaja!