“SPAK-un e do populli, ju e shani, mos ju penalizon kjo?!”/ Tela pyet Berishën për sulmet ndaj SPAK

0
81

Gazetari Andi Tela, në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN Tv, pyeti Berishën për sulmet e tij dhe të PD-së ndaj SPAK dhe Dumanit, duke u shprehur se perceptimi në opinionin publik është pozitiv ndaj tyre. 

Ndërsa Berisha nuk u tërhoq duke u shprehur se SPAK është nën urdhërat e Ramës.

Pjesë nga biseda

Andi Tela: Zoti Berisha ju gati përditë sulmini SPAK-un si institucion duke e cilëuar SKAP dhe Altin Dumanin si kryetar të saj, ndërkohë që në perceptimin publik vlerësimi është në rritje për të si institucion dhe Dumanin si kryetar. Gjithë ky negativitet që ju prodhoni ndaj tyre, nuk mendon se ju penalizon ju dhe Partinë Demokratike në opinionin publik?

Sali Berisha: Po të bëje një poll në SHBA, jo në Shqipëri, Leticia Xhons dhe Kris Smith ishin heronjtë e tyre. Janë poll-e kot ato. Pollet tregojnë se shkojnë nga diktatori. Por të tregoj se ata u tërhoqën si minj, si njerëz pa karakter, të turpshëm, për Amerikën dhe botën.

Andi Tela: Nëse shumica e opinionit publik nuk mendon si ju për SPAK-un dhe Dumanin, unë mendon se ju jeni gabim. Pastaj ju e zgjidhni vetë se çfarë bëni.

Ergys Mërtiri: Ju duke sulmuar SPAK-un e deligjimoni atë që ka futur në burg njerëzit më të afërt të Edi Ramës.

Sali Berisha: SPAK-u zbaton vetëm vendimet e Edi Ramës dhe nuk ka arrestuar asnjë ministër në detyrë.