BallinaAktualitetVrasja e Martin Canit/ Dorëzohet në polici i mituri i cili u...

Vrasja e Martin Canit/ Dorëzohet në polici i mituri i cili u akuzua nga babai i të plagosurit si autor i dytë

spot_img
spot_img

Është dorëzuar në polici i mituri i cili u akuzua nga babai I shokut të Martinit, që ndodhet i plagosur në spital, si autori i dytë I ngjarjes. I mituri që u dorëzua në polici nga babai i tij ka treguar dhe dinamikën.

Burimet bëjnë me dije se i mituri shok i autorit të dyshuar, ka treguar se kishte rol për të ndarë palët.

Sipas hetuesve pamjet tregojnë që shoku i autorit s’ka qenë aty në momentin e vrasjes, por pasi u godit me grusht u largua nga vendngjarja.

Babai i të miturit të plagosur dëshmoi se s’ka vetëm një vrasës.

Personi në fjalë mbi të cilin babai i të plagosurit ngre dyshime, është dorëzuar në polici nga babai i tij. Burime nga grupi hetimor, thonë se i mituri, në prani të hetuesve, është çuar sërish në vendin e ngjarjes, ku ka treguar dinamikën e sherrit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular