BallinaAktualitetEMRAT/ Nuk asgjësuan 1000 bimë narkotike, pezullohen nga detyra 6 efektivë policie,...

EMRAT/ Nuk asgjësuan 1000 bimë narkotike, pezullohen nga detyra 6 efektivë policie, i ndalohet edhe dalja jashtë shtetit

spot_img
spot_img

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Shkodër-Lezhë) në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, ka ekzekutuar masat e sigurimit personal “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit” ndaj 6 punonjësve të policisë, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” e kryer në bashkëpunim.

Bëhet fjalë për nënkomisarët Gjergj Mala, Ardian Baçina, inspektorët Faik Latifi, Kristjan Lokthi, dhe Zef Doçi Sokol Kroni.

“Nga hetimet e thelluara disa mujore dyshohet se këta punonjës policie nuk kanë asgjësuar rreth 1000 bimë narkotike, të cilat u gjetën në proces tharje gjatë një operacioni të zhvilluar në Korrik të këtij viti, pavarësisht se janë konstatuar nga ana e tyre gjatë kontrollit të territorit në Njësinë Administrative Shalë, Bashkia –Shkodër”, thuhet ne njoftimin e AMP.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular