Gjyakata e Posaçme merr vendimin për bandën e Suel Çelës, ndryshon masën për avokaten Blerina Beqiri.
NJOFTIMI
1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më datë
26.11.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Marrjen në pyetje dhe
verifikimin e kushteve dhe kritereve të zbatimit të masës së sigurimit personal e caktuar
me vendimin Nr. 138, datë 22.11.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për
Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj personave nën hetim Xhino Roka, Klaus
Matishi (alias Klaus Çopja alias Kledjan Çopja), Marsel Roka, Skender Sufaj, Artan
Hoxha, Elton Qyno, Pajtime Fetah, Dedan Gjoni, Blerina Beqiri”.
2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe
Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Çela, bazuar në nenet
112, 228, 229, 230, 234, 237, 238 dhe 248 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 146, datë
27.11.2024, vendosi:
1. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues
“Arrest në burg” e parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale e caktuar me vendimin
Nr. 138, datë 22.11.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për
Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ndaj personave nën hetim: Dedan Gjoni,
Pajtime Fetah, Skënder Sufaj, Klaus Matishi (alias Klaus Çopja alias Kledjan
Çopja), Xhino Roka dhe Marsel Roka si të dyshuar për kryerjen e veprave
penale të pasqyruara në pjesën hyrëse të këtij vendimi.
2. Urdhërohet Policia Gjyqësore, që personat nën hetim Dedan Gjoni, Pajtime
Fetah, Skënder Sufaj, Klaus Matishi (alias Klaus Çopja alias Kledjan Çopja),
Xhino Roka dhe Marsel Roka, të dërgohen menjeherë në institucionin e
paraburgimit, për të qëndruar aty në dispozicion të organit procedues.
3. Zëvëndësimin e masës së sigurimit personal “Arrest në shtëpi” e parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale e caktuar ndaj personit nën hetim Blerina Beqiri me
vendimin Nr. 138, datë 22.11.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për
Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, si e dyshuar për kryerjen e veprës penale
“Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”,
kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga neni 319 – 25 i K.Penal, me masën e
sigurimit personal “Detyrimi për tu paraqitur në policinë gjyqësore” e
parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale.
4. Personi nën hetim Blerina Beqiri detyrohet të paraqitet ne Zyrat e Policisë
Gjyqësore, të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të
Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; ëëë.gjp.gov.al
Organizuar të hënën e parë të çdo muaji në orën 11:00.
5. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues
“Detyrimi për tu paraqitur në policinë gjyqësore” e parashikuar nga neni 234 i
K.Pr.Penale e caktuar me vendimin Nr. 138, datë 22.11.2024 të Gjykatës së
Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ndaj
personave nën hetim: Artan Hoxha dhe Elton Qyno si të dyshuar për kryerjen e
veprave penale të pasqyruara në pjesën hyrëse të këtij vendimi.
6. Personi nën hetim Artan Hoxha detyrohet të paraqitet në Zyrat e Policisë
Gjyqësore, të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të
Organizuar të hënën e parë të çdo muaji në orën 13.00.
7. Personi nën hetim Elton Qyno detyrohet të paraqitet në Zyrat e Policisë
Gjyqësore, të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të
Organizuar të martën e parë të çdo muaji në orën 13.00.
8. Urdhërohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar,
dhe policia gjyqësore për zbatimin e këtij vendimi.
9. Mbrojtësit e caktuar kryesisht nga gjykata për personat nën hetim të shpërblehen
nga shteti sipas tarifave të parashikuara në ligj.
10. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit
Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar brënda 5 ditëve, nga njoftimi i
vendimit të gjykatës.