Nga një takim me prindërit e nxënëse të shkollës “Sami Frashëri” , kryeministri Edi Rama foli për planin e masave që po ndërmerr qeveria për të garantuar sigurinë në shkolla.
Rama tha se deri në fund të dhjetorit do firmoset një marrëveshje për një sistem të ri të sigurimit të shkollave. Rama tha se bëhet fjalë për një sistem i testuar dhe i provuar në Emiratet e Bashkuara që mundëson ndjekjen me kamera të të gjithë procesit mësimor brenda mureve të oborrit tëshkollës.
Çdo prind në çdo kohë, mund të ketë akses për të parë fëmijën, klasën, aktivitetin, mësuesin, duke bërë një kërkesë pranë shkollës, tha Rama, i cili tha se do të aplikohet edhe kontrolli dixhital për të parë çdo send metalik brenda çantës së nxënësve, përfshirë edhe celularin që është i ndaluar.
Fjala e kryeministrit Edi Rama:
“Do doja të thoja pak gjëra. Çka po diskutojmë dhe e gjithë problematika që lidhet me shqetësimin e sjellë nga një tragjedi. Nuk është një diskutim që ne na gjen të papërgatitur apo në kushtet ku kemi menduar të bëjmë ca gjëra po akoma nuk kemi nisur ti bëjmë. Aspak, jemi një kushtet e një procesi të të ndryshimi në të gjitha aspektet prej shumë kohës. Nuk dua t’ju marr kohën tuaj të diskutimeve duke bërë një përshkrim të të gjitha gjërave por dua tju them vetëm një element në të cilin jemi marrë shumë në periudhën sidomos të viteve 2023 dhe të këtij viti që është elementi i ndërveprimit lidhur me rastet e dhunës dhe të bullizmit në shkolla. Kemi praktikisht 2 mijë e 30 raste të raportuara të cilat ka pasur më shumë, dhe të cilësuara si raste problematike të dhunës a bullizmit. Nga këto, në 785 të rasteve është bërë njoftimi i prindërve drejtpërdrejtë, në 20% të rasteve është bërë njoftimi i policisë dhe në 2% ka qenë të lidhura me ambulancë dhe urgjencë. Është ngritur dhe një sistem i posaçëm për rastet e dhunës dhe aty kemi numra të raportuar dhe ndërveprime që kanë drejtuar një pjesë. Ajo që besoj ju intereson juve më shumë sesa çfarë është bërë, është se çfarë konkretisht do të bëjmë ne më shumë për të krijuar më shumë qetësi në radhë të parë në aspektin psikologjik për gjithë familjen.
Nëse ka diçka që ky rast e pret të gjithë pa përjashtim, është qetësia në raport se çfarë ndodh me fëmijën kur prindi e lë te dera e shkollës apo fëmijë të rritur kur fëmija del për të shkuar në shkollë dhe shkon në shkollë. Kemi një projekt që e kemi filluar prej një viti dhe po e finalizojmë tani dhe deri në fund të dhjetorit do firmosim marrëveshjen, bëhet fjalë për një sistem të ri të sigurimit të shkollave. Një sistem i testuar dhe i provuar më së miri në Emiratet e Bashkuara me rezultatet jashtëzakonshme që mundëson ndjekjen me kamera të të gjithë procesit mësimor brenda mureve te oborrit te shkollës. Çdo prind në çdo kohë, mund të ketë akses për të parë fëmijën, klasën, aktivitetin, mësuesin, duke bërë një kërkesë pranë shkollës. Çdo lloj situate jashtë disiplinës mësimore është e regjistruar. Rezultatet e atij sistemi janë nxjerrë nga një ndjekje që është bërë atje dhe faktikisht ka një rënie drastike të rasteve të bullizmit të dhunës e kështu me radhë. Dhe tjetra e rëndësishme do e kombinojmë me element plus, kontroll dixhital i të gjitha hyrjeve dhe daljeve për çdo lloj mjeti metalik ose telefon që fëmijët mund të kenë nëpër xhepa e çanta që të zbatojmë strikt rregullin e ndalimit të celularëve në shkolla.”