Është bërë nënë për herë të parë në moshën 61-vjeçare.
Rasti i rrallë është regjistruar në qytetin e Shkupit, në Maqedoninë e Veriut. Gruaja lindi foshnjën në Klinikën e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës në Shkup.
Kjo është gruaja më e madhe në moshë në Maqedoni në e Veriut që lind fëmijën e parë.
Nëna dhe foshnja janë në gjendje të qëndrueshme bëjnë me dije mediat në MV.
61-vjeçarja i ishte nënshtruar procedurës së fertilizimit in vitro 10 herë në të kaluarën. Sipas autoriteteve, babai i foshnjës është 65 vjeç.