Gjykata liroi sot Sali Berishën nga arresti shtëpiak ndërsa menjëherë pas këtij vendimi u prononcua për mediat avokati i tij Genc Gjokutaj i cili theksoi se procesi është politik dhe tha se vendimi për lirimin e Berishës hyn në fuqi menjëherë, ndërsa tha se SPAK të bëjë ç’të dojë me apelimin, pasi sipas tij i ka hipur kalit së prapthi.
“Mbi bazën e kërkesës tonë sot gjykata revokoi masën e arrestit të shtëpisesë si një masë që nuk ka as kritere as kushte për caktimin e saj, nga sot sot Sali Berisha është i lirë dhe pa asnjë masë sigurimi ndaj tij. Nuk ka asnjë masë tjetër sigurimi.
“Unë po ju them që gjykata konstatoi që për zotin Berisha nuk egzistojnë më kushtet dhe kriteret për caktimin e asnjë lloj mase sigurie, por sigurisht prokuroria kërkoi mbajtjen në arrest shtëpie. Këtë kërkesë për lirim e kemi bërë pas vendimit të “Kushtetueses” dhe gjyqtarja mori vendimin brenda afatit 5 ditor.
“Ne nuk i besojmë gjykatave pasi ne kemi mbi një vit luftë me Irena Gjokën, por nuk mund ti hyj ndërgjegjëjes së brendshme, por procesi është krye-këput politik. SPAK të bëjë çfarë të dojë por duhet të ul kokën dhe të shikojë se çfarë ka bërë, të kthehet ne retrospektivë sepse i ka hipur një kali për së prapthi. Berisha sot është i lirë, vendimi është menjëherë i ekzekutueshëm ndërsa ju mos u mërzisni që u liru Sali Berisha” e mbylli fjalën e tij avokati i Genc Gjokutaj.